Tetovë, nata e vitit të ri nuk ka pasur incidente serioze njofton Policia

0
115

Në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, gjatë natës së kaluar, gjatë manifestimit të ndrimit të moteve, nuk janë regjistruar incidente me pasoja serioze, gjegjësishtë mund të vlersojmë se nata e vitit të ri ka kaluar e qetë.

Janë regjistruar disa prishje të rendit dhe qetësisë publike, edhe atë nëpër objekte hotelerike dhe përrethë tyre.

Kemi pasur rastë ku janë konfiskuar mjete piroteknike ku personi është arestuar, si dhe disa persona tjerë të cilët kanë poseduar drogë.

Janë regjistruar edhe disa zjare në rajonin e Tetovës, ku nuk ka pasur të lënduar, dhe me intervenim të zjarrëfikësve të Tetovës, të njëjtat në tërësi janë lokalizuar.

SHARE