Daçiq: Ne s’e njohim Kosovën, ata s’pranojnë të jenë krahinë e Serbisë

0
136

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se nuk ka shumë zgjidhje të ofruara në dialogun me palën kosovare në Bruksel.

Ai në një deklaratë për mediat serbe tha se për momentin askush nuk është përgjigjur se çfarë nënkupton kompromisi.

“Nuk ka shumë zgjidhje të ofruara në tryezë. E di për një korrigjim kufijsh, por ka edhe të tjera që ta njohim Kosovën, të cilën ne nuk do ta bëjmë, apo që Kosova të jetë një krahinë në Serbi, të cilën ata nuk do ta bëjnë”, tha Daçiq.

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë kompromis ashtu sikurse kërkon Beogradi, atëherë ‘nuk do të pranojnë që ata kërkojnë’, duke aluduar në kërkesën për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Por, ne gjithsesi jemi të gatshëm që nesër të vazhdojmë dialogun, pasi konsiderojmë se kjo është në interesin e stabilitetit të rajonit”, porositi Daçiq.

SHARE