Rrugët në Maqedoni të mbuluara me borë, më shumë në Strazhë, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit

0
97

Temperaturë më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë në Maqedoni është matur në Mavrovë, ku janë regjistruar – 8 gradë, pas çfarë vijojnë Krusheva me – 7, Llazaropole me – 4, Berova, Ohri, Pretori dhe Prilepi me -3, Vinica, Manastiri dhe Kriva Pallanka me – 2, Tetova dhe Shtipi me -1…

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më shumë dëborë ka në Mavrovë ku shtresa e dëborës është 26 centimetra, në Krushevë 22, në Manastir 15, Topollçan 12, tetë në Pozharan dhe Llazaropole…

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me erë me reshje të dëborës, më intensive paradite është në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Do të fryjë erë e fortë veriore më e theksuar përgjatë Vardarit do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë prej -4 deri në -3 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë dhe me erë me dëborë të dobët të përkohshme, kryesisht paradite. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të dëborës kryesisht në pjesët jugore dhe në juglindje. Do të vazhdojë të fryjë verë veriore më intensive do të jetë përgjatë Vardarit. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricës.

Gjatë fundjavës do të ketë veçanërisht temperatura të ulëta të mëngjesit. Të shtunën gjatë ditës do të ketë më shumë periudha me diell, ndërsa të dielën më shumë vranësira pritet në pjesët veriore ku do të ketë kushte për paraqitje lokale të dëborës.

 

SHARE