Spasovski: Arratisja e Gruevskit është lëndë komplekse

0
70

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se ministria ka kryer punën e saj në hetimin e arratisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe se të gjitha materialet i janë dorëzuar Prokurorisë Publike.

AI pret nga Prokuroria të jep më shumë detaje dhe informacione se çfarë ka zbuluar gjatë hetimit.

“Si MPB ne jemi institucion që është ndihmë i prokurorisë dhe që i zbaton të gjithë urdhrat për të gjitha lëndët, si dhe për këtë lëndë.

I përfshin shumë njerëz dhe janë siguruar materiale dëshmuese që janë dorëzuar Prokurorisë. Po analizohet gjendja”, tha Spasovski.

Sipas tij kjo është lëndë komplekse dhe nuk është lëndë që do t’i zbulojë të gjitha arsyet.

Ai gjithashtu shtoi se nëse vërtetohet përgjegjësia e dikujt, do të ketë procedurë dhe se nuk do të ketë amnisti.

SHARE