Policia, 1477 kundërvajtje në trafikun rrugorë

0
103

Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, në rajonin më të gjërë të Tetovës, gjithësej janë zbuluar 1477 kundërvajtje në trafikun rrugorë, ku mesatarishtë kemi të nga 40 kundërvajtje në ditë.

Për këtë shkak, nga trafiku janë shkyçur 72 vetura, numri më i madhë për shkak të paregullsive teknike, gjithashtu janë shkyçur edhe 225 vozitës, prej tyre 97 pa patentë shoferi, 54 kanë drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, 64 vozitës fillestarë, që nuk janë përmbajtur përkufizimeve ligjore të parapara për këtë kategori të pjesmarësve në trafik, ndërsa 5 vozitës nuk kanë poseduar kategori adekuate për llojin e veturës të cilën e kanë drejtuar.

Në periudhën për të cilën bëhet fjalë, janë pregaditur gjegjësishtë janë dorëzuar 799 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 341 fletëpagesa për kundërvajtje. Gjithashtu vërejtje me shkrim kanë pranuar edhe 339 vozitës për kundërvajtjet më të lehta që janë kënstatuar në trafik, 134 vozitësve përkohësishtë u është ndaluar patentë shoferi, gjithashtu përkohësishtë janë ndaluar edhe 34 leje të qarkullimit.

Për parkim të paregullt ose gabim parkime, gjatë muajit dhjetor, janë sanksionuar dhe ngritur 289 vetura, nga ana e shërbimit të karotrecit

SHARE