Një numër rekord i amerikanëve duan të largohen përgjithmonë nga SHBA-ja

0
44

Një numër rekord i amerikanëve, rreth 16% thanë se duan të largohen përgjithmonë nga SHBA-ja dhe të shkojnë në një shtet tjetër, thuhet sipas një ankete të bërë në vitin 2018.

Numri është në përputhje me të dhënat e 2017-s, por dëshira për ta lënë vendin është dukshëm më e lartë nën presidentin Donald Trump, sesa që ishte nën paraardhësit e tij, thuhet sipas anketës së fundit të Gallup.

Nën administratën e Obamës, 10% e amerikanëve raportuan se duan të shkojnë larg SHBA-së përgjithmonë, krahasuar me 11% gjatë administratës së George W. Bush.

Nga anketa doli se gratë kanë më shumë dëshirë të largohen nga SHBA, me 20% prej tyre të gatshme të largohen më 2018, krahasuar me 13% e burrave. Edhe të rinjtë doli se kanë më shumë dëshirë të largohen, me 30% të 15-29 vjeçarëve që thanë se duan të largohen përgjithmonë nga vendi.

SHARE