Haradinaj: Nëse na njeh Serbia, sot e heqim taksën

0
80

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka hedhur poshtë edhe njëherë deklarimin publik të presidentit Hashim Thaçi për mundësinë e heqjes së tarifës prej 100 për qind ndaj produkteve që origjinë kanë shtetin serb dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në një konferencë për medie, kryeministri Haradinaj tha se taksa do të hiqet sot në rast se Serbia e njeh shtetësinë e Kosovës. Por, nuk ka dashur të komentoj deklarimet e kreut të vendit, se po shqyrtohet mundësia për largimin e taksës, duke thënë se nuk është në njohuri për deklaratat e tilla.

“Taksa është vendim i Qeverisë. Vendimi është legjitim. I kemi deklaruar edhe arsyet pse. Se është mohuar tregtia e lire dhe është penguar Kosova në planin e jashtëm. Nëse na njeh Serbia sot e heqim taksën .Për presidentin më keni zanë gusht, se nuk i kam përcjellë këto intervista. Nuk kam koment. Qeveria i kryen punët e veta. Na e duam shumë presidentin por ne jemi qeveria”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Në mes tjerash ai ka komentuar edhe zhvillimet e tjera të fundit aktuale në vend, si paralajmërimin për grevën e mësimdhënësve, gjendjen aktuale në gjigantin metalurgjik “Trepça”, si dhe mundësinë për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

SHARE