84 aksidente në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit

0
154

Në rajonin më të gjërë të Tetovës, gjatë muajit të kaluar dhjetor 2018, janë regjistruar gjithësej 84 aksidente trafiku, prej të cilave 57 kanë ndodhur në vendbanime kurse 27 në rrugë të hapura.

Në këto aksidente nuk ka pasur viktima në njerës, në 4 aksidente 5 persona kanë marur lëndime të rënda trupore, 26 aksidente kanë mbaruar me persona të lënduar lehtë. Në numrin më të madhë të aksidenteve, të lënduarit janë bashkëudhëtarë edhe atë në 17 aksidente, në 14 aksidente ka pasur vozitës të lënduar, kurse në 10 aksidente ka pasur këmbësorë të lënduar, deri sa në 54 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Numri më i madhë i aksidenteve kanë ndodhur nëpër rrugët e qytetit të Tetovës, edhe atë 45 aksidente, gjegjësishtë në Bulevardet ,,Ilinden,, ,,Vidoja Smilevski Bato,, dhe ,,Iliria,, si dhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup kanë ndodhur 23-aksidente rrugore.

Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve, pikërisht në ata me lëndime të rënda janë, mosrespektimi i përparësis së kalimit 16 aksidente, pasuar nga aksidentet me shpejtësi të papërshtatshme, gjegjësishtë vozitje e shpejtë 15-aksidente, kryerje e veprimeve të paregullta 8 aksidente, e kështu me rradhë.

Numri më i madhë i aksidenteve kanë ndodhur gjatë ditëve të hëna (18), të martën (15), dhe të premten (14), edhe atë në periudhën prej ora 12.00 deri ora 16.00.

Karakteristike për aksidentete trafikut në muajin e kaluar, është ajo se në 129 kanë qenë automjetet pjesëmarëse në aksident, 8 aksidente kanë qenë të shkaktuara nga kafshë, dhe se 13 aksidente kanë ndodhur me devijim nga rruga, si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme.

SHARE