Lëvizja Antibixhoz: Nëse nuk plotësohen kërkesat, përgjegjësia bie mbi politikanët

0
90

Lëvizja Antibixhoz edhe gjatë ditës së sotme ka ripërsëritur kërkesat e tyre, të shpalosura më 21 dhjetor gjatë protestës së organizuar në Tetovë.

Në mesin e kërkesave është largimi i të gjitha lojërave të fatit 3 km nga vendbanimet, ndarja e 5 përqind të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit për riparimin e objekteve me interes publik si dhe hartimin e një strategjie nacionale për edukimin e nxënësve, studentëve dhe gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi.

Nga Lëvizja potencojnë se këto kërkesa janë të pakontestueshme dhe se në rast të mos plotësimit të tyre si dhe sjelljen e ligjit në dëm të popullatës, atëherë përgjegjësia bie mbi politikanët për çdo eskalim të situatës.

SHARE