Gostivari, privohet nga liria grabitësi serik

0
87

Pas denoncimit, Sektori për punë brendëshme Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, ka zbardhur në tërësi, 27 vjedhje të rënda, të kryera nëpër vetura nga personi me inicialet B.S.

I dyshuar dhe i përndjekur penalishtë, është 30- vjeçari B.S. nga Gostivari, i cili gjatë ditës së djeshme (9-janar) është dërguar përpara gjykatësit, me procedurë paraprake, në Gjykatën themelore Gostivar, me çrastë është caktuar masa paraburgimi në afat prej 8 ditëve.

I dyshuari B.S. është dorëzuar për realizimin e paraburgimit, në burgun e Shkupit. Vjedhjet e rënda B.S. nga Gostivari, i ka kryer kryesishtë në qytetin e Gostivarit, në të shumtën e rastve duke thyer xhamat e veturave, prej ku edhe ka vjedhur gjësende të ndryshme, ku një pjesë e gjërave të vjedhura, janë kthyer tek pronarët.

Ditë më parë, Flaka denoncoi që: në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e tij me komentet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga ky person për shkak se është hajn dhe psihopat.

Nga Policia e Gostivarit njoftuan që personi në fjalë është i njohur për organet e rendit si person me dosje të trashë të aktiviteteve kriminale.

SHARE