Kancelarja Merkel: Anëtarësimi i Turqisë në BE është i pamundur

0
91

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do të duket e pamundur që Turqia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt, duke treguar për ndërhyrjen e vendit në lirinë e mendimit, lirinë e shtypit dhe liritë fetare, raporton Deutsche Welle.

Duke folur me studentët në Shkollën gjermane në Athinë, Merkel nënvizoi se ndërsa negociatat e anëtarësimit të Turqisë kanë ngecur, dhe se vazhdimi i tyre mund të jetë i dëmshem.

Merkel theksoi pasigurinë e shkaktuar nga fakti se Turqia po largohet nga vleratë evropiane të lirisë së mendimit, shtypit dhe fesë.

Merkel aludoi në një premtim për anëtarësimin në BE të Turqisë të bërë nga kancelari i parë i Republikës Federale të Gjermanisë, Konrad Adenauer, për emigrantët turq që u vendosën në Gjermani, duke shtuar se ajo është në favor të shmangies së iluzioneve dhe se ajo preferon një partneritet të privilegjuar sesa anëtarësim të plotë për Turqinë.

SHARE