Hahni dhe Mogerini e përshëndesin vendimin historik të Kuvendit të Maqedonisë

0
87

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi, kanë arritur përshëndetjet e para nga shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, gjithashtu reagimet kanë vazhduar edhe nga euro komisioneri për zgjerim Johanes Han.

“Përshëndetjet më të sinqerta deri te të gjthë kontribuesit politik, për atë që emri i shtetit do të ndryshojë në /Maqedonisë së Veriut nga votimi i fundit në Kuvend.

Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparim të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor ka theksuar Han në Twitter.

Deputeti europarlamentar Eduard Kukan nga PE gjithashtu ka përshëndetur deputetët për siç theksoi ai “përgjegjësinë” e votimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat e hapin rrugën për implementim të Marrëveshjes së Prespës.

Me padurim e pres të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut ka shkruar të twitter Kukan.

SHARE