Bora e madhe në Evropë ua merr jetën edhe 5 personave tjerë

0
69

Dy punonjës në një vendpushim skish në Alpet franceze vdiqën sot, pasi u zunë nga ortekët e borës gjatë kohës që po mundoheshin t’i pastrojnë rrugët nga bora.Gjithashtu, edhe tre skiatorë gjermanë u vranë pasi u zunë nga një ortek në Alpet austriake- dhe një person i katër është zhdukur, pasi bora më e madhe në 30 vjetët e fundit ka përfshirë vendet Evropiane.Dyshja e punëtorëve francez po kryenin një shpërthim të kontrolluar kur aksidenti ndodhi në një lartësi prej 6000 metra në vendpushimin e skive të Morillon në Francë.


Shpërthimet e kontrolluar kryhen përpara shpateve të hapura për të zbutur rrezikun e ortekëve më të mëdhenj.Ata po punon me eksplozivë kur aksidenti ndodhi, njoftoi policia lokale pas një hetimi fillestar.Ndërsa, trupat e tre meshkujve gjermanë, 57, 36 dhe 32 vjeç u gjetën mbrëmë pranë pushimit të Lechit, disa orë pasi gruaja e njërit prej skiatorëve raportoi se ata kishin humbur.

SHARE