VIDEO/ Fenomeni që po mahnit botën

0
36

Një fenomen i rrallë natyror në shtetin amerikan të Maines po mahnit njerëzit anekënd botës.

Një sasi gjigante akulli në formën e një disku me diametër rreth 90 metra që është formuar në lumin Presumpscot në qytetin e Westbrook është filmuar teksa rrotullohet ngadalë.


Fenomeni magjepsës natyror ka bërë që njerëzve të ndryshëm t’u duket herë si anije kozmike aliene, herë si një karosel e herë si Hëna.

Disqet e akullit krijohen në kthesat e lumenjve ku uji që vjen me rrjedhë krijon një forcë që konsumon qoshet e akullit duke e rrotulluar.

Autoritetet e Westbrook u informuan mbi diskun e akullt, i cili ishte populluar edhe nga rosat e zogj të ndryshëm, nga një biznesmen lokal, i cili përdori një dron për të filmuar dhe fotografuar pamjet që bënë xhiron e botës në internet.

SHARE