Veseli: Rusia drejt njohjes së Kosovës

0
62

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke komentuar vizitën e presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi, ka thënë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

I pyetur rreth deklaratave të Presidentit serb Alksandër Vuqiq, se nuk do të merret asnjë vendim pa marrë një sinjal nga Rusia, Veseli tha se Serbia po pretendon të jetë mirë me partnerët e Kosovës, por po i hap dyert Rusisë.

Veseli: Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës

“Ne jemi me Amerikën me perëndimoret, fqinji jonë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sido që të jetë, në vizitën e Putinit në Serbi pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, vini vëmendje këtij fakti janë të njëjtat mesazhe të cilat ia kanë thënë edhe presidentit tonë, cilat janë thënë në Serbi. Kjo është hera e parë, do të thotë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Kjo është ajo dhe për këtë e fillova. Kosova do të jetë në organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2019 po shpresojmë shumë dhe jemi duke punuar”, u shpreh Veseli.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, derisa ka komentuar këtë vizitë të Putinit në Serbi ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të bëjnë presion mbi Serbinë që të orientohet më shumë kah perëndimi.

Hoti: Për sjelljet e Presidentit serb dhe të Serbisë nuk është ndonjë çudi

“Për sjelljet e presidentit serb dhe të Serbisë nuk është ndonjë çudi, ata orientimin e kanë më shumë kah lindja sesa kah perëndimi. Ne vazhdimisht i ftojmë partnerët tanë ndërkombëtar perëndimor të BE-së dhe ShBA-në që të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Serbinë për të orientuar atë vend kah perëndimi në mënyrë që të zgjidhen përfundimisht problemet në Ballkan”, tha ai.

Në anën tjetër, Dardan Sejdiu, nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se për të nuk janë të rëndësishme deklaratat e Vuqiqit, por ka potencuar se në mes dy shteteve nuk do të ketë marrëveshje pa ndodhur njohja e Kosovës nga Serbia.

Sejdiu: Njohja është parakusht për çdo lloj marrëveshje

“Unë jam deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mua të rëndësishme janë deklaratat e qeveritarëve tonë, institucioneve tona dhe delegacionit tonë shtetëror. Çfarë deklaron Vuqiqi e njohim që nga viti 1990, është e rëndësishme që ne të kemi unitet përballë kujtdo që e cenon këtë Republikë. Kjo është detyrë e jonë e shtëpisë edhe si deputet edhe si përfaqësues të popullit.

E kemi të qartë në historikun tonë të dy, tre dekadave të fundit që kur kemi qenë bashkë përballë Serbisë ia kemi dal mirë e mbarë, kur jemi të ndarë e elektoral atëherë dalim jo mirë. Sa i përket deklaratave të Vuqiqit, dhuratave të tij dhe shout medial, të iu them edhe një herë nuk merrem me to, për ne është me rëndësi që në Kuvendin e Kosovës të jemi bashkë karshi një sfide e cila na paraqitet.

A ka apo jo marrëveshje është çështje tjetër, por nuk duhet të ketë marrëveshje dhe ky është qëndrim i delegacionit pa njohje. Pra, njohja është parakusht për çdo lloj marrëveshje”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të largohet taksa 100 përqind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.

Veseli ka thënë se nga ShBA-të ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë dhe fuqi Kosovës në procesin e dialogut dhe jo kërkesë për largim të taksës.

Madje, i pari i Kuvendit ka thënë se taksa 100 përqind i ka bërë mirë Serbisë, raporton KosovaPress.

Këto komente Veseli i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë, ku është vendosur që të mbahen seanca më 30 dhe 31 janar. Në seancën e dytë në rend të ditës do të jetë votimi për buxhetin si dhe ligji për pagat.

Veseli: Ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë Kosovës në procesin e dialogut, nuk ka kërkesë për t’u hequr

“Taksa 100 përqind i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë reaksion pikërisht i një agresiviteti të cilin e ka sjell Serbia, për vetë faktin se Serbia një kohë të gjatë ka qenë tepër agresive dhe nuk e ka respektuar Kosovën, kemi me e bë që çdo ditë Serbia me ni dhe me e respektua këtë shtet tonë të pavarur dhe sovran.

Për vet faktin se çdo vendim dhe veprim i yni nuk është i drejtuar kundër asnjë qytetari, asnjë komuniteti etnik. Në të njëjtën kohë të jenë të sigurt se gjithë jetën time politike ka veç një partner, e ky është ShBA-të, nuk do ta dëmtojmë edhe këtë partneritet as nuk do të lejojmë që të na e dëmtojnë. Letra e presidentit Trump, qëndrimet e këtij ambasadori të ShBA-ve i cili i bartë qëndrimet e shtetit janë mesazhe të cilat i marrim shumë seriozisht dhe janë mesazhe të miqësisë, partneriteti do të jetë i përjetshëm. Ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë dhe fuqi Kosovës në proc esin e dialogut, nuk ka kërkesë për t’u hequr. Ka kërkesë që t’i jepet mundësi procesit të dialogut në të cilin do të veprojmë bashkërisht”, tha Veseli.

Derisa ka folur për taksën, Veseli ka thënë se Serbia duhet të dijë se Kosova është shtet sovran dhe i ka porositur që të mos i maltretojë qytetarët e Kosovës, ku ka përmendur orët e gjata që mërgimtarët kanë pritur në kufi për të hyrë dhe dal nga Kosova.

Veseli: Me 31 janar votimi i buxhetit

“Do ta kemi një seancë parlamentare me datën 30, i kam paralajmëruar po ashtu se me datën 31 do të kemi edhe një seancë parlamentare e cila do të jetë me disa pika të rendit të ditës shumë të rëndësishme, është ligji i buxhetit, po ashtu do të jetë statuti i Trepçës shumë shpejt do ta kalojë Kuvendi i Kosovës, ligji për paga dhe një mori ligjesh të tjera të cilat do t’i aprovojë ky Kuvend në shërbim të interesave të qytetarëve. Po ecim mirë, për aq sa jemi të vetëdijshëm për sfidat të cilat i kemi, por viti 2019 do të jetë viti i suksesit të Kosovës, viti i shpërthimit edhe politik edhe diplomatik, edhe ekonomik, vit i Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Veseli: Rusia drejt njohjes së Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli, është shprehur i bindur se Rusia do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Këto komente, Veseli i bëri një ditë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, në Serbi.

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putinit pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vucicin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, ka thënë Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare.

SHARE