Privohet nga liria 22 vjeçari që shantazhoi tetovaren

0
96

Më datë 17.01.2019 rrethë orës 14 e 45 minuta, në Stacionin policorë Tetovë, 20-vjeçarja Sh.A. nga Tetova, ka denoncuar se ka qenë e shantazhuar nga ana e 22-vjeçarit D.S. nga fshati Kamnjan.

Sipas denoncimit personi D.S. me anë të mesazheve në rrjetet sociale, i ka kërkuar një shumë të caktuar të parave, në të kundërtën do të publikoj fotografitë dhe video inçizimet e saja me përmbajtje komprometuese, nëpër rrjetet sociale.

Janë ndërmarur të gjitha masat e nevojshme dhe personi D.S. është gjetur dhe privuar nga liria. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të pasojnë edhe padi adekuate.

SHARE