A ka kandidat koncensual për president midis LSDM-së dhe BDI-së?!

0
83

Partnerët e koalicionit LSDM-BDI ende në fazën e konsultimeve rreth zgjedhjeve presidenciale.

Në LSDM ende nuk është hapur tema rreth kandidatëve të mundshëm, dhe ende nuk janë të vendosur nëse do të dalin me kandidat koncesual. Frosina Remenski nga LSDM thotë se do të zgjedhin mënyrën më të mire për t’i bashkuar qytetarët për kandidatin i cili do të jetë kandidati i LSDM-së, raporton TV 21.

“Domethënë këto çështje mes partnerëve të koalicionit qeveritar gjithsesi se zhvillohen në kuadër të partive dhe nuk kanë përfunduar ende. Konsultime dhe analiza ka, jemi në konsultime.

Ne tek partia jonë ende nuk e kemi hapur çështjen rreth kandidatëve të mundshëm, dhe rreth konceptit të kandidatit koncensual, por gjithsesi se të gjitha opsionet janë të hapura dhe do të zgjedhim mënyrën më të mire për ti bashkuar qytetarët për kandidatin i cili do të jetë kandidati i LSDM-së”, tha Frosina Remenski – LSDM.

Por nga BDI janë të sigurt se presidenti i ardhshëm do të jetë koncesual. Bujar Osmani u shpreh se veç më është arritur një marrëveshje fillestare me LSDM-në dhe se presidenti i ardhshëm, do të jetë mbi vijat partiake dhe etnike. Ai u shpreh se tani është momenti më i mirë për një marrëveshje të tille e cila gjithashtu do të jetë pikë kyçe për bashkim të popullit.

“Kemi marrëveshje fillestare me LSDM-në që të dalim me kandidat koncensual, kjo është ide konzinstente e BDI-së, pasi që mendojmë se kryetari i shtetit duhet të jetë mbi vijat etnike dhe partiake dhe se duhet të jetë figurë e cila i bashkon të gjithë.

Këtë më së shumti e kemi ndje në momente krize kur zotëri Ivanov nuk e luajti si duhet detyrën e tij, dhe shteti ndjeu mungesën e kryetarit i cili bashkon në momente të vështira. Prandaj edhe ideja është – kryetari koncensual mbi vijat partiake dhe etnike. Ne kemi marrëveshje me LSDM-në”, u shpreh Bujar Osmani – BDI.

Partnerët e koalicionit thanë se është folur shumë për profilin e kandidatit që duhet zgjedhur, por demantuan zërat se mes tyre është folur për emra konkret.

Ndryshe, presidenti aktual Gjorge Ivanov është në përfundim të mandatit të tij të dytë 5 vjeçar dhe nuk ka të drejtë të kandidohet për mandat të tretë./Përgatiti: Armend Gashi – TV 21

SHARE