Maqedoni, mbi 500.000 të punësuar quhen si të varfër

0
101

Gjysmë milion qytetarë nga Maqedonia edhepse janë të punësuar quhen si të varfër. Kjo është e dhënë alarmante që për Alsat e zbuloi Olivera Docevska nga organizata joqeveritare “Platforma qytetare për luftimin e varfërisë”.

Statistikisht, mund të ky fenomen të jetë në rënie, por në realitet është krejtësisht ndryshe, te të rinjtë, por edhe te personat tjerë, varfëria rritet me një ritëm të përshpejtuar. Nevojiten masa, programe dhe zgjidhje ligjore.

“Shumë e vështirë në Republikën e Maqedonisë të thuash kush është i varfër, dhe kush jo. Paramendoni ne kemi gjysmë milioni të varfër të punësuar, dhe kjo është norma nën të ardhurave minimale dhe pagës minimale”, tha Olivera Docevska.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që i anketojmë thonë se standardi i ulët dhe fuqia blerëse e të rinjve është arsye e mjaftueshme që të ikë nga vendit. Megjithatë, te një pjesë e qytetarëve ekziston optimizëm.

Nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se zgjidhjet ligjore do të ndikojnë në uljen e varfërisë. Me ligjet për reformën sociale dhë është në procedurë kuvendare, mendojnë se do të përmirësohet gjendja e kategorive të caktuara të qytetarëve.

“Ndihmën financiare e rritëm për 300% dhe kjo ndihmë për një familje të thjeshtë me dy fëmijë që shkojnë në shkollë do të jetë 10.600 denarë. Vëmendje të veçantë do të vendoset në aktivizimin e të aftëve për punë në trgun e punës përmes kualifikimit dhe edukimit shtesë”, njoftojnë nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika thonë se norma e varfërisë në Maqedoni është 22%. Më shqetësuese është gjendja te të rinjtë ku varfëria arrin deri në 30% ndërsa 16% e pensionistëve janë të varfër.

SHARE