Aleanca për shqiptarët mbështet kërkesat e Lëvizjes Anti – Bixhoz

0
132

Përfaqësues të Levizjes Antibixhoz kanë realizuar sot një takim me liderin e Aleancës për shqiptarët Ziadin Selën në të cilin takim është biseduar për kërkesat që ka kjo Lëvizje sa i përket Lojërave të fatit ku kërkojnë që kazinot dhe bastoret të dislokohen në një distancë prej tre kilometrash larg vendbanimeve dhe institcuoneve.

Pas takimit kreu i Aleancës për Shaqiptarët Ziadin Sela nënvizoi se mbështet kërkesat e kësaj Lëvizje dhe se subjekti politik që ai drejton është duke përgatitur një propozim ligj për lojërat e fatit që është në hramoni me kërkesat që ka Lëvizja Antibixhoz dhe shumë qytetarët.

“Aleanca për Shqiptarët ka pasur premtim elektoral në vitin 2016, për zgjidhjen e kësaj problematike. Jemi duke punuar edhe në propozimin tonë për ligjin që e diskutuam, por natyrisht që ne jemi të gatshëm që propozimet ato i japin për ne janë të pranueshme. Është e rëndësishme që të theksohet se për ne si Aleancë për Shqiptarët kur themi institucion, nuk i referohemi vetëm shkollave, objekteve fetare ose shtetërore, por për ne institucioni më i rëndësishëm është familja. Prandaj, pjesë e zgjidhjes me rregullativë ligjore të kësaj problematike do të jetë distancimi i këtyre lojërave nga shtëpitë e qytetarëve, sepse vetëm në këtë formë mund të arrijmë në një zgjidhje të mirë e cila do ta minimizojë këtë problematikë”, tha Sela, transmeton Televizioni Koha.

Përfaqësuesit e Lëvizjes antibixhoz janë ndarë të kënaqur nga ky takim të cilin e vlerësuan si kontruktiv dhe theksuan se ata janë të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike sa i përket propozimeve, amendamenteve për plotësimin e ligjit të lojërave të fatit dhe se do të insistojnë deri në fund deri në sjelljen e një ligji të mirëfillt për lojërat e fatit.

“Ramë dakord që me çdo kusht nga fjala të kalojmë në vepra që të miratohet një ligj i cili kazinot, bastoret sportive dhe lojërat e fatit të largohen 3 kilometra nga vendbanimet. Ramë dakord që Lëvizja Anti-Bixhoz nuk është vetë, por pas saj qëndron populli dhe prandaj do të insistojmë që të kërkojmë rezultat prej politikbërjes, do të kërkojmë që me çdokusht të ngrihet zëri. Të mos keqkuptohemi, takimet që i bëjmë me liderët nuk do të thotë se deputetët që janë në Kuvend janë të papëlqyeshëm, por disi ngurrojnë që të votohet një ligj pa u konsultuar me liderët e tyre. Populli pret që të ngrihet zëri, që të tregohet se politika duhet të jetë në shërbim të popullit dhe jo e kundërta, që të mos vijmë në situatë që ne popullit t’i kërkojmë përgjegjësi politikës. Ramë dakord që deputetët do të bëjnë të pamundurën që të miratohet një ligj të mirëfilltë”, tha Abdiu, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, paraprakisht Lëvizja Anti-Bixhoz realizoi takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetarët e dy krahëve të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, ndërkaq nesër paralajmëruan se do të realizojnë takim edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

SHARE