LSDM dhe BDI do të shqyrtojnë mundësinë për zgjedhje

0
91

Partitë në pushtet këtë javë do të vendosin nëse do të pranojnë apo jo sfidën për zgjedhje të parakohshme të cilat janë kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, por edhe nga partitë opozitare shqiptare.

“Këtë javë pres bisedime serioze edhe në kuadër të koalicionit, edhe në kuadër të LSDM-së, rreth pyetjes nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare.

Mendoj se i gjithë fokusi për gjithë atë të cilën e kemi lajmëruar edhe para jush në fillim të mandatit tonë është që ta realizojmë gjatë këtyre javëve të fundit. Kështu jam e bindur se do të meritojmë vërtetë mbështetje në cilatdo zgjedhje”,- tha Radmilla Shekerinska nga LSDM.

Nga BDI thonë se bazuar në interesin partiak, zgjedhjet duhet të mbahen që nesër, por kjo nuk është interes shtetëror.

“Këto muaj që janë para nesh janë kyç për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, por edhe për dinamikën e ratifikimit për anëtarësim në NATO në kuvendet e vendeve anëtare, prandaj nëse ne tani shkojmë në zgjedhje pa ndonjë nevojë serioze.

Mendoj se me vetëdije e dëmtojmë dinamikën e fillimit të bisedimeve, prandaj politikanë të përgjegjshëm këtë nuk duhet ta bëjnë. Por, nëse kushtëzohemi me bojkot të zgjedhjeve presidenciale, atëherë do të ulemi dhe të mendojmë”,- tha Bujar Osmani nga BDI.
VMRO-DPMNE insiston që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen bashkë me ato presidenciale.

SHARE