Po ia privojnë nga liria babanë, veprimi i vogëlushes habit të gjithë (VIDEO)

0
56

Kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë. Një vogëlushe ecën në drejtim të prindit të saj, në momentin që babai i arrestohet prej policisë. Vogëlushja duket, teksa ngre duart lart dhe iu del përpara oficerëve policorë, shkruan “Daily Mail”.

Siç bëhet me dije nga media e huaj në fjalë, policia po arrestonte një burrë, për dyshimin se ka vjedhur një dyqan në kryeqytetin e Floridas. Ata ishin të armatosur me pistoleta dhe pushkë për shkak të njoftimeve se të dyshuarit ishin të armatosur. Por ndërsa policia po vijonte punën e vet me arrestin, vajza e vogël 2 vjeçe del prej makinës dhe ngre duart, tamam sikur të jetë e arrestuar. Pamjet janë publikuar në internet dhe sollën reagime të shumta.

SHARE