ALARM: Çdo i dyti fëmijë në Maqedoni ka problem me frymëmarrjen

0
107

Çdo i dyti fëmijë në Maqedoni vuan nga sëmundjet respiratore. Ajri i ndotur është shkak edhe për një numër të madh të smundjeve në sistemin kardiovaskular, rritjen e vdekshmërisë tek fëmijtë, lindjeve të parakohshme…

Dhe, në vend që shëndeti i fëmijëve dhe e drejta për ajër të pastër të jetë prioritet, Kuvendi republikan dhe deputetët u morrën me gjithçka por më së paku me të drejtat e fëmijëve, flasin hulumtmet për të drejtat e fëmijëve të Ambasadës së parë për fëmijë në botë në Maqedoni, informon Botasot.m

Në Maqedoni ndodh Ekocid, tha mes tjerash Dragi Zmijanac, nga Megjashi.

“Parlamenti duhet të miratojë ligj që do të çojë përpara të drejtat e fëmijëve. Shëndeti i fëmijëve duhet të jetë prioritet dhe koncentrimet e ndotjes PM10 dhe 2.5 duhet të zvogëlohen sipas standardeve evropiane dhe ligjeve të Unionit Evropian të lejuara 40.

Kjo është shumë me rëndësi pasi e drejta e jetës së fëmijës është vërë në pikpyetje, që është e garantuar edhe me Kushtetutë dhe Konventë për të drejtat e fëmijëve” tha Zmijanac.

Sipas Instutit për shëndet publik të Maqedonisë në Maqedoni në vit vdesin 1600 persona si pasojë e ndotjes së ajrit.

SHARE