Jeni shtatzënë? – Ja cilat ushqime s’duhet t’i konsumoni

0
80

Zakonisht gjatë shtatzanisë femrat konsumojnë çdo lloj ushqimi, këshilluar edhe nga mjeku.

Pasi bien shtatzënë, të gjitha gratë duken se fitojnë një liri të tejskajshme, e cila i bën të hanë çdo gjë që gjejnë përpara, por ka edhe disa ushqime që janë të dëmshme, sepse sjellin më pas anomali të ndryshme të fetuesit.

Shëndeti i bebes kalon nëpërmjet shëndetit të nënës, ndaj janë disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fetusit, ashtu siç ka të tjera që ndikojnë negativisht te fëmija.

Rregulli bazë për një ushqim të shëndetshëm në shtatzëni është ndjekja e një diete të ekuilibruar, duke shmangur disa ushqime që cilësohen të dëmshme. Ja cilat janë disa prej ushqimeve të cilat nuk duhet të konsumohen gjatë shtatzanisë:


Ushqimet e gjalla dhe të papjekura (përmbajnë baktere të rrezikshme për shëndetin e fetusit)

  • Mishi i papjekur mirë,
  • Peshku i tymosur,
  • Disa lloje djathrash,
  • Veza e gjallë,
  • Majoneza,
  • Alkooli,
  • Kafja,
  • Sheqeri industrial,
  • Ushqimet me ngjyrues.

Peshku më i rekomanduar në shtatzëni është merluci, pasi një pjesë e mirë e peshqve të tjerë përmbajnë mërkur, i cili ndikon negativisht për zhvillimin e trurit të fëmijës.

SHARE