Anulohen sërish disa fluturime në Aeroportin e Shkupi

0
63

Komunikacioni ajror në Aeroportin e Shkupit sërish po zhvillohet me pengesa. Një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë tjetër pritet të realizohen por me vonesa.

Sipas web-faqes së Aeroportit të Shkupit, janë anuluar disa fluturime nga dhe për në Stamboll dhe Athinë, ndërsa fluturimet për në Doha janë zëvendësuar për në Sofje. Është paralajmëruar edhe vonimi i fluturimeve nga Vjena.

Anulime dhe vonesa të fluturimeve shkak për këtë ka qenë mjegulla e dendur dhe kushtet e papërshtatshme nga rreshjet e borës në vend.

SHARE