Dosja e CIA’së për Xhafer Devën: Politikani gjenial që dinte dhjetë gjuhë

0
42

Xhafer Deva ishte nga politikanët më të shquar shqiptar, i cili kishte luftar kundër disa regjimeve dhe njihte deri në dhjetë gjuhë të huaja, trasnmeton Gazeta Metro.

Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë. Shkollën e mesme e krey në shkollën franceze në Selanik, pastaj vazhdoi studimet në Stamboll në kolegjin amerikan “Robert College” shkolla më e vjetër amerikane jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara. Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Xhafer Deva vazhdoi studimet në Graz të Austrisë ku kreu edhe studimet për inxhinieri, sipas dosjës së CIA’së

Në skenën politike erdhi pas pushtimit të Mbretërisë serbo-kroato-sllovene më 17 prill 1941, pёr organizimin e pushtetit nё atё pjesё tё Kosovёs qё ishte nёn pushtimin gjerman. I cilësuar si njeri i afërt me të Plotfuqishmin e Reich-ut në Europën Juglindore Hermann Neubacher, të cilit i kishte fituar besimin; themeloi administratën me nëpunës, agronomë, arsimtarë shqiptarë.

Në bashkëpunim me Rexhep Krasniqin dhe Ernest Koliqin në kohën kur ishte ministër arsimi ky i fundit, hapë shkolla shqipe në territoret shqiptare të ish-mbretërisë. Nё vitin 1943 ishte ndёr nismёtarёt kryesorё pёr krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”. Neubacher e nisë për Tiranë, ku Deva merr postin e mininistrit të brendshëm.

Xhafer Deva ishte betuar për të mbrojtur interesat shqiptare dhe luftimin e komunizmit. Ai ishte i i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit. Deva ishte ai i pari i cili kishte zbuluar që Këshilli Nacional Clirimtar, kontrollohet komplet nga Moska.

Xhafer Deva ishte i pasukseshem në luftimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai ishte pro përendimor dhe luftoi që forcat demokratike të fitonin në Shqipëri. Xhafer Deva ishte lideri më karizmatik i shqiptarëve në Kosovë, duke marrë parasyshe edukimin dhe aftesitë e tij, ai është një faktor shumë i rëndësishem për CIA-në, për ta përmbysur regjimin komunist në Shqipëri.


WASHINGTON, 4 prill, 1947

Xhafer Deva fliste 10 gjuhë: angleze, gjermane, frënge, turqisht, serbo-kroate, arabe, greke, çeke, bullgare duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ai kishte aftesi të jashtëzakonshme sidomos në aftësitë inxhinerike të minerave dhe aftesitë bankare.

SHARE