Sfidohet Trump, ja kush do garojë për president të SHBA-së

0
77

Ish-shefi ekzekutiv i zinxhirit të restoranteve “Starbucks” ka pohuar se po shqyrton seriozisht kandidimin për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Howard Schultz, i cili dha dorëheqjen nga posti në “Starbucks” vitin e kaluar. Ai ka theksuar se mund të garojë si kandidat i pavarur i qendrës në vitin 2020.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Schultz ka komentuar edhe dy partitë më të mëdha politike në SHBA, që sipas tij, janë më të ndara se kurrë.

“Le të diskutojmë se si mund të bashkohemi për të krijuar mundësi për më shumë njerëz”, shtoi ai.

Në një rrëfim për CBS, Schultz tha se ka qenë demokrat i përjetshëm, por dominimin e dy partive e sheh si jo produktive për demokracinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë , Donald Trump, iu është përgjigjur komenteve të tij me një postim në “Twitter” teksa shkruan: “Schultz nuk e ka guximin për të garuar për president”.

SHARE