Ish-presidenti i Ferrarit: Shpresoj shumë që kjo të ndodhë një ditë

0
51

Ardhja e Mick Schumacher në Formula 1 ka emocionuar pa masë ish-presidentin e Ferrarit, Luca di Montezemolo, që në mesin e viteve 2000 ka punuar me babain e tij, Michael Schumacher. Së bashku ata fituan 5 tituj kampionë, si për pilotë ashtu dhe për makina, me “kokëkuqen” që dominonte në pistat e Formula 1.

“Mick e njoh dhe e dua shumë. E njoh që kur ishte foshnjë dhe Michael e mbulonte që të mos e pickonin mushkonjat. Është një djalosh serioz, inteligjent, por që duhet lënë të rritet dhe jo të katapultohet menjëherë në Formula 1”, tha Montezemolo.

Por a do t’i ngjajë Mick babait të tij? “Është ende herët për ta thënë këtë gjë, por unë shpresoj shumë që t’i ngjajë. Uroj që një ditë të ndodhë kjo gjë, që ai të shpallet kampion bote, ashtu si Michael”, tha më tej ish-presidenti i Ferrarit.

SHARE