Edon Zhegrova tek Lazio, kjo është e vërteta nga mediat italiane

0
217

Merkatoja e janarit po hyn në 24 orët e fundit dhe zërat vazhdojnë të rriten akoma edhe më shumë.

Në mediat italiane po përflitet kalimi i sulmuesi shqiptar të krahut, Edon Zhegrova te skuadra e Lazios.

Gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira të Lazios me Genkun, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova.

Nëse kryhet kjo lëvizje një rol të madh pritet të ketë edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare pasi ka raporte shumë të mira me agjentin e talentin.

Theksojmë se Zhegrova këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje me skuadrën belge duke realizuar dy gola.

Zhegrova nëse transferohet te Lazio do të gjejë edhe dy shqiptarë të tjerë, portierin Thomas Strakosha si dhe mesfushorin e Kosovës, Valon Berishën.

SHARE