Francë/ Sulm në mes të qytetit të Bastias, ka edhe!

0
47

Një burrë hapi zjarr në mes të një rruge në Bastia, Korsikë pasditen e sotme, duke rezultuar në plagosjen e 6 personave, siç kanë raportuar autoritetet lokale. Thuhet se është një person i vdekur. Autori u mbyll në shtëpinë e tij.

Një përfaqësues i prefekturës tha se ishte “një individ i armatosur”. Prokurori Karolin Taro, i cili ishte në vend, tha se një nga të plagosurit është në situatë serioze.

Ndër viktimat është një polic i cili është transferuar në një spital. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Nuk dihen motivet që e shtynë autorin të kryente një sulm të tillë.

SHARE