Profesori Amerikan: Turqia Po Nxit Bashkimin Shqipëri-Kosovë

0
249

Ballkan është me rrezik, dhe me kosto të vogël.

Perspektiva e anëtarësimit në BE për vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja ka bërë më shumë se çdo gjë për ta ruajtur paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor.

Çdo vend ballkanik do të ishte më tepër pjesë e BE-së, sesa aleat i Rusisë apo Turqisë”, thotë ai.

Profesori pretendon se vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohen në BE edhe për një periudhë më të gjatë.

“Por, shpresat për anëtarësim afatshkurtër në BE po veniten.

Evropa po e humb Britaninë dhe ka pasur shumë kohë të menaxhojë marrëdhëniet me anëtarët si Hungaria dhe Polonia. 27 anëtarët e BE-së kanë pak dëshirë që të marrin shtetet ballkanike, të cilat do të prisnin ndihmë financiare nga BE-ja kur buxheti i kësaj të fundit pas Brexit tashmë do të zgjerohet.

Serbët dhe shqiptarët po sinjalizojnë se nëse Perëndimi largohet, ata do të orientohen më në lindje, dhe kjo do të thoshte një kalim në një agjendë nacionalist me ndihmë ruse dhe turke”, thuhet në komentin e tij.

“A do të bëhet SHBA pjesë e lojës? Angazhimi në grindjet në Ballkan nuk është ideja e Donald Trump për politikën e zgjeruar.

Ashtu si presidenti Bill Clinton i cili luftoi dy vjet për të mbajtur SHBA-të jashtë luftërave të Jugosllavisë, Trump mund të jetë skeptik në ndërhyrjen dhe trajtimin e një raundi të ri për luftërat ballkanike, me ndjeshmërinë që Obama e shfaqi së fundi në Siri. Kjo do të ishte një gabim i rëndë.

Ndonëse grindjet në Ballkan janë të parëndësishme krahasuar me problemet më të mëdha në vende tjera, ajo që ndodhë në Ballkan nuk qëndron gjithmonë aty, dhe NATO dhe BE-ja mund të tronditen në thelb nga një raund tjetër gjakderdhjeje në Ballkan. Kriza ka potencial për të ripërcaktuar raportet SHBA-BE për dekada të tëra”, është shprehur profesori i Universitetit të Brandit.

“Evropianët argumentojnë se ka investime të vogla amerikane, dhe diplomacia aktive dhe ndërtimi i forcave amerikane në Kosovë do të mund të shkojnë më shumë.

Evropianët që shqetësohen për paqen në Ballkan duhet të mendojnë se si ta bindin Shtëpinë e Bardhë për tu angazhuar më shumë për këto çështje.Solidariteti i NATO-s, mbrojtja nga Rusia, mund të mos jenë të mjaftueshme për Trumpin”, përfundon komenti i Walter Russel Mead.

SHARE