U paraqit për të fashuar dorën, por në fund të bisedës doktoresha mezi i mbajti lotët…

0
46

Shënim i një doktoreshe…

Ishte ora 08:30 e mëngjesit kur një zotëri 80-vjeçar erdhi për të hequr penjtë nga gishti i dorës. Më tha se e kishte me nxitim, pasi kishte një takim në orën 09:00.

I verifikova shenjat vitale dhe i thashë të akomodohej.

E dija që do të duhej më shumë se një orë, para se dikush të merrej me të. E pashë të kontrollonte orën me ankth dhe vendosa t’ia kontrolloj unë plagën, sepse nuk kisha një pacient tjetër në ato momente. Plaga ishte shëruar mirë.

Fola me një prej mjekëve për të hequr penjtë. Nisëm të bisedonim, ndërkohë që merresha me plagën.

E pyeta nëse kishte një tjetër takim me mjekun më pas, duke qenë se e kishte me shumë ngut.

Zotëria më tha që jo, dhe se duhej të shkonte në shtëpinë e kujdesit, për të ngrënë mëngjes me të shoqen.

Më tha se gjendej atje prej pa kohësh pasi vuante nga Alzheimeri. E pyeta nëse e shoqja do të shqetësohej, nëse ai shkonte pak me vonesë. M’u përgjigj se ajo nuk e njihte më prej pesë vitesh.

Atëherë i thashë: “Dhe vazhdon të shkosh çdo mëngjes, edhe pse ajo nuk e di kush je?”

Ai buzëqeshi, më fërkoi dorën dhe më tha: “Ajo nuk më njeh, por unë e di ende se cila është”.

M’u desh të mbaja lotët.

Më zunë morrnicat dhe mendova: “Ky është lloji i dashurisë që dua në jetën time”.

Dashuria e vërtetë nuk është as fizike e as romantike. Eshtë pranim i gjithçkaje që është, ka qenë, do të jetë dhe nuk do të jetë.

SHARE