Aktiviteti i promovimit të librave në Xhaminë e Reinachut

0
106

Me 1 Shkurt 2019, ne Xhamine e Reinachut (AG)- Bashkësia Islame Shqiptare, ne nje atmosfere te ngrohte dhe vellazerore u be promovimi i dy librave te autorit Bashkim Aliu:
1.Ekstremizmi ne emer te Islamit, i botuar nga Unioni i Bashkesive Islame Shqiptare ne Zvicer.

2.Roli i xhamise ne mbrojtjen e identitetit fetar dhe kombetar në Perëndim, të botuar nga SH.B. Furkan ISM-Shkup.

Autori foli për rolin e xhamisë ne periudhat e ndryshme historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, si në vendin e origjinës, ashtu edhe ne diasporë. Me këtë rast, theksi u vu ne rolin që ka xhamia sot ne kultivimin e vlerave fetare, kombëtare dhe integruese për komunitetin musliman shqiptar, ne veçanti, në Zvicër dhe në diasporë në përgjithësi.

Poashtu, u ndal edhe ne angazhimin e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, që përmes xhamive dhe formave tjera te mediave, të bëjë edukimin e komunitetit musliman shqiptar, dhe në veçanti, rinisë, ne frymën e mirëkuptimit, tolerancës, respektimit të ndërsjellë dhe përkushtimit fetar, vlera këto që i kultivon dhe i promovin Islami.

Në këtë drejtim jane marrur edhe hapa konkret, siç ishte organizimi i seminareve me të rinjtë për vetëdijësimin e tyre për rreziqet e ekstremizmit në emër të Islamit, e që u kurorëzua me botimin e librit nga ana e UBISHZ-së të titulluar “Ekstremizmi në emër të Islamit”, i cili u promovua ne xhamine e Reinachut.

E vleresoj larte angazhimin e imamit te nderuar Halil Ademi dhe kryesise se xhamise ne krye me kryetarin Azir Jusufi për organizimin e këtij evenimenti, si dhe gjithë xhematin për atmisferën pozitive dhe mikëpritjen.

Vleresoj se forma e ketille e komunikimit me xhematin përmes promovimit te librave, është mjaftë e qëlluar, efektive dhe ka impakt të shumëanshëm.

SHARE