PSP Ja Sa Kriminel Janë Arrestuar Deri Tani

0
224

Nga 100 të akuzuar për keqpërdorim të funksioneve shtetërore, për përgjim të paligjshëm, për vjedhje të buxhetit të shtetit, korrupsioni dhe vepra tjera penale, masa e paraburgimin është shqiptuar vetëm për pesë prej tyre.

Gjykata Supreme vërtetoi disa nga vendimet e Gjykatës së Apelit, gjegjësisht vendosi masën e paraburgimit për Ish-shefini e drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij, ish – zyrtar i shërbimit sekret, Nikolla Boshkovski.

Ndërsa shefi i kabinetit të Sasho Mijallkovit edhe më tej do të vazhdoj të mbrohet në liri.

Janë edhe dy apo tre raste tjera, kur gjykatat kanë vendosur masën e paraburgimit me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ndërsa të akuzuarve tjerë vetëm u janë marr pasaportat.

SHARE