E turpshme, kështu e ofendon gazeta serbe Taulant Xhakën

0
111

Serbët nuk po mund ta harrojnë humbjen nga Zvicra në Kupën e Botës dhe festën me shqiponjë nga Shaqiri e Xhaka

Mediat serbe e kanë kujtuar sërish gjestin e futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët festuan duke bërë me duar shqiponjën dykrenore pas golave në fitoren 2-1 të Zvcrës bdaj Serbisë në Kupën e Botës.

Kësaj radhe ato janë kapur në një intervistë të Taulant Xhakës, vëllait të Granitit, të dhënë për gazetën zvicerane “Blick”, duke theksuar se ai mezi ka pritur t’i bëhet pyetja për festën e Granitit e Xherdanit.

Gazeta serbe alo.rs madje në titull ofendues shkruan: Shiptari mezi e priti këtë pyetje. “Rreth asaj çështjeje është thënë gjithçka dhe unë nuk dua të hapet përsëri ajo temë”, ka thënë Xhaka për gazetën zvicerane, përcjell alo.rs.

Më pas ai është pyetur për paraqitjen e Kosovës (të ashtuquajturës Kosovë sipas mediumit serb) dhe mundësinë e ofruar për të luajtur për të.

“Nuk vajtoj për asgjë, por jam i lumtur për Kosovën. Momentalisht atje është atmosferë shumë e mirë, është një eufori e madhe, por ajo skuadër është shumë e talentuar”, ka shtuar Xhaka.

Xhaka aktualisht aktivizohet te Baseli.

27 vjeçari ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat, duke asistuar për një gol.

SHARE