Elvis Naçi filmohet duke luajtur futboll me Lorik Canën në ambientet e një qendre tregtare

0
46

Bamirësi Elvis Naçi dhe futbollisti Lorik Cana janë filmuar duke luajtur futboll në një qendër tregtare.

Të dy duken të lumtur, teksa i pasojnë topin njëri-tjetrit. Deri tani nuk e kishim parë asnjehërë imamin duke luajtur futboll, por mesa duket në videon e publikuar, futbolli qenka një nga sportet e tij të preferuar.

Ligjëruesi fetar Naçi ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Të shumta janë ligjërimet e tij në lidhje me fenë islame. Këto ligjërime kanë rezultuar shumë të pëlqyera nga shqiptarët.

SHARE