Press para ndeshjes Trakai-Shkëndija

0
231

Ekipi lituanez ka respektin maksimal nga “kuqezinjtë”, por Shkëndija do të kërkojë rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë në Vilnius. Këto përshtypje shpërndanë para mediave trajneri dhe kapiteni i Shkëndijës që paralajmërojnë tjetër sukses europian.

Me respekt për kundërshtarin dhe besim në forcat vetanake, Shkëndija pret sfidën e parë të raundit të tretë në eliminatoret e UEFA Europa League. Para takimit me FK Trakain në Vilnius të Lituanisë për pritjet e “kuqezinjëve” kanë folur shefi i stafit teknik Qatip Osmani

Sigurisht se ndeshjet që kemi zhvilluar deri tani në UEFA Europa League na japin shpresë për të kaluar në fazën e play offit. Tani përballemi me Trakain për të cilët kemi respekt të madh. E dimë se është skuadër ambicioze që mundohet të luajë futboll të bukur. Por megjithatë ne do të mundohemi që të kalojmë edhe këtë raund. Fakti që Trakai eliminoi një ekip si Norrkopingu tregon se bëhet fjalë për skuadër kualitative dhe ne me seriozitet të plotë presim këtë ndeshje. Pretendojmë të shënojmë gol, do të ishte mirë që të fitonim, por nuk do të ishim të pakënaqur edhe me barazim me gola të shënuar”, deklaroi trajneri Osmani.

Kemi respekt maksimal për Trakain. Normal ata nuk janë rastësisht në raundin e tretë, ndoshta bëhet fjalë për ekip më të fortë se dy parapraket që kishim. Jemi të përatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Do të hyjmë me koncentrim maksimal, të plotësojmë detyrat që do të na japë stafi teknik dhe besoj se do të marrim rezultat pozitiv për të kaluar në play-off”, u shpreh kapiteni Buba Hasani.

SHARE