53 vjeçari kosovar humb jetën në Zvicër, pasi përplaset me kuaj në autostradë

0
108

Një kosovar me banim në Zvicër, ka humbur jetën pas një aksident trafiku në njërën nga autostradat drejt Cyrihut.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të së kësaj të hëne, kur Ded Radi rreth një kilometër pas një tuneli, është përplasur me dy kuaj të cilët lirshëm po kalëronin në trafik, njofton Klan Kosova.

Ded Radi ishte 53 vjeçar nga Prizreni por që jetonte dhe vepronte në Zvicër.

Pavarësisht reanimacionit menjëherë të iniciuar nga punëtorët e shpëtimit, sipas mediave zvicërane ngasësi kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Fotografitë e policisë kantonale të Cyrihut tregojnë një Passat të bardhë krejtësisht të shkatërruar me çati të çarë.

Po ashtu pas përplasjes së dhunshme me automjetin, ngordhën edhe të dy kuajt.

SHARE