A është penduar që zgjodhi Shqipërinë dhe jo Kosovën? Si përgjigjet Xhaka

0
90

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka zgjodhi kombëtaren shqiptare të futbollit në raport me atë të Kosovës.

Në një intervistë të tij për ‘Blick,’ ai është pyetur nëse është bërë pishman për zgjedhjen e bërë.

“Jo, nuk jam penduar. Por më vjen mirë për Kosovën.

Ata po kalojnë një periudhë të mirë, kanë shumë eufori dhe ekipi ka shumë talent”, tha Xhaka.

Më tej ai ka thënë se dëshiron që ta mbyllë karrierën e tij tek Bazeli.

“Bazeli është klubi i zemrës time, këtu jam në shtëpi, këtu ndjehem mirë.

Unë mendoj të mbetem pjesë e klubit edhe pasi të mbyll karrierën time.

Të bëhesha rekordmeni i Bazelit do të ishte një ëndërr që bëhet realitet për mua”, tha Xhaka

SHARE