Lëndohen gjashtë persona në aksident trafiku

0
51

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në Vushtrri. Në këtë aksident sipas Policisë së Kosovës janë lënduar gajastë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrris.

Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e Kosovë për regjionin e Mitrovicës ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.


“Aksident trafiku me lëndime, i raportuar rreth orës 17:25 në fsh Bukosh të Vushtrrisë, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, ku si pasojë 6 ( gjashtë) persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”.

SHARE