Merita Mustafi: I kujt është faji?! MJAFT

0
213

I kujt është faji???

I fëmijës; që nuk dijnë respekt për prindët, që jetojnë sipas qefit të tyre pa çarë kokën se kush i lindi e i rriti me mundime, pa e ndjerë obligim tu binden prindërve, duke ndjekur trendin e lirisë së shthurur.

I nënës; që nuk edukoi fëminë në vlera morale, që nuk i dha mbështetjen dhe drejtimin e duhur në jetë, që në rradhë të parë nuk iu bë shok/shoqe të cilës fëmija mund ti rrëfehet në çdo kohë pa u ndjerë i turpëruar e kërcënuar.

I babës; që kurrë nuk gjeti kohë ti shkëmbejë nja dy fjalë me fëminë e vet për t’ia bërë të ditur se cilat janë të mirat e të këqijat e jetës por gjithmonë me qëndrimin e “të fortit” u drejtohet fëmijëve duke menduar se edukimi i tyre i takon vetëm nënës.

I rrethit; që shikon dhe fut hundët në punët e tjetrit vetëm kur duhet ta përqeshë e përgojojë e assesi ti shtrijë dorën për të ndihmuar e përmirësuar dukuritë negative.

I institucioneve; të cilët nga vendi ku fëmija duhet të kërkojë mbrojtje, dituri e drejtësi..u shndërruan në vende ku ke frikë të hysh pa mos të ndodhur gjëma.

I kohës; ku jetojmë duke vrapuar pa iu përkushtuar në mënyrë të mirëfilltë edukimit të gjeneratave të reja, ku kemi humbur sensin e empatisë e respektit, ku ka humbur vlera e familjes, ku interesi është mbi gjithçka, ku nuk dihet kush han e kush pin, kush është prindi e kush fëmija, kush kënd duhet ta udhëheqë e këshillojë, ku vlera ka humbur vlerën….M J A F T!!!!

SHARE