SHPËTOHEN DY SKIJATOR TETOVARË

0
74

Tridhjetë e gjashtë vjeçari L.S. nga Tetova, dje mbrëma (7-shkurt) rrethë prës 19 e 30 minuta, në Stacioni policotë në Kodrën e Diellit, ka denoncuar se 29-vjeçari M.L. dhe 45-vjeçari Sh.F.

Të dy nga Tetova, janë larguar nga grupi me të cilët së bashku kanë skijuar, prej fshatit Lisec në drejtim të fshatit Pallçisht i Poshtëm, prej ku kanë humbur orientimin dhe prej atij momenti nuk kanë pasur qasje në rrjetë as në celularët e tyre.

Menjëherë është organizuar kërkimi ndaj dy tetovarëve, në të cilën kanë marur pjesë më shumë punonjës të policisë, të udhëhequr nga menaxhmenti i Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, në bashkëveprim me ekipet malore shpëtuese, të cilët me anë të ratrakut (pronë e ,,ELEM turs,,) janë drejtuar në vendin e treguar ku mbrëmë (8-shkurt) rrethë orës 02 e 30 minuta, personat e humbur janë gjetur, dhe më pasë janë dërguar deri në fshatin Palçisht i Poshtëm, prej ku me veturë zyrtare të policisë, janë dërguar deri në shtëpitë e tyre.

SHARE