Janë rritur rrogat e të punësuarve në Fakultetin e Mjekësisë

0
81

Në seancën e djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi informatën për dhënien e pajtueshmërisë për rritjen e rrogave e të punësuarve në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Qeveria i angazhoi shërbimet profesionale të Fakultetit të Mjekësisë t’i bëjnë llogaritë dhe të bëjnë pagesën e rrogave të të gjithë të punësuarve me orar të plotë të punës në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, më të lartë për pesë për qind duke filluar nga janari i këtij viti.

Ndryshe, rritja e rogave për pesë për qind për punonjësit shëndetësor është parashikuar me buxhetin e vitit 2019. Ndërsa për mjekët rritja e rrogës është dhjetë për qind.

SHARE