A po rrezikohet koalicioni mes BDI-së e LSDM-së !?

0
88

Ndonëse kanë vendosur të qeverisin së bashku, BDI dhe LSDM nga distanca janë duke thumbuar njëri tjetrin me deklarata për zhvillimet politike në vend.

Lojën e filloi LSDM-ja e cila akuzoi partinë e Ahmetit se po mundohet të përfitoj politikisht nga Ligji për Gjuhët. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ky ligj është meritë e të gjitha partive politike të cilat e votuar.

Reagime pati edhe nga eksponentë më të vegjël të dy partive politike, por e gjithë kjo nuk përfundoi me kaq.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Reçica lëshoi një “bombë”, duke paralajmëruar se do të garojnë me kandidatë të tyre në zgjedhjet presidenciale.

Ahmeti e thumboi Zaevin se nuk shkon në dasmë i pa ftuar, duke vënë në pykëpyetje “martësën” e tyre për Qeverinë.

Por, prapa kuintave edhe LSDM-ja ka lëshuar kërcënime se BDI-në mund ta largojë nga qeveria, duke e zëvendësuar me Selën, Kasamin si dhe 8 deputetët të cilët kanë braktisur VMRO-në.

Pas këtyre zhvillimeve duke se janë ulur gjakrat, Zaev ka lënë mundësinë që së bashku me Ahmeti këtyre ditëve ta zgjedhin një kandidat konsensual për zgjedhjet presidenciale. (INA)

SHARE