Ahmeti dhe Gashi jashtë qeverisë, Kasami e Sela do qeverisin me shqiptarët!?

0
85

Kasami dhe Sela janë shënjestuar nga kryeministri Zaev për një koalicion të mundshëm qeveritarë siç paralajmëron Gazeta Fokus e afërt me politikat e majta.

Në gazetën “Fokus” thuhet se Zaev seriozisht po shqyrton mundësinë e largimit nga qeveria, Ali Ahmetit dhe Afrim Gashit që janë pjesë e koalicionit qeveritar aktual..

Edhe në sondazhet e terrenit, shqiptarët kërkojnë qeverisje të denjë nga Sela dhe Kasami, madje opinioni shqiptar kërkon edhe një bashkëpunim të dy partive politike me kryetar Kasamin e Selën.

Ky lajm ka qarkulluar edhe në mediat online dhe sipas gjitha gjasave burimet brenda qeverisë kanë rënë dakord që Kasami dhe Sela të bashkëqeverisin vendin e të cilët nuk kanë dosje në zyrat e gjykatave apo prokuroria speciale publike.

Mbetet edhe dalja e kryeministrit në media për të vërtetuar nismën për ndryshime qeveritare.

SHARE