Detaje të reja: Polici e kishte dërguar të miturën edhe në Shqipëri, kontakti i parë në Suharekë

0
130

Në dhomën numër 5 të një moteli në Suharekë, sipas prokurorisë kishte ndodhur kontakti i parë imtim mes policit V.V. dhe vajzës, e cila atëherë ka qenë nën 18 vjet.

Ky kontakt, sipas prokurorisë kishte ndodhur pa dëshirën e saj.“Pas këtij rasti, ka vazhduar lidhja e tyre edhe në të shumtën e rasteve janë dalë në të njëjtin motel. Sipas të dëmtuarës, tri herë kanë qenë dhe kanë vizituar disa qytete në Shqipëri, si Tirana, Potoku, Kalaja e Rozafës dhe Elbasanit, ku edhe atje sipas të dëmtuarës, ka pasur marrëdhënie imtime pa dëshirën e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës, të siguruar nga “Koha Ditore”, në momentin kur është vendosur rreth paraburgimit të të dyshuarit, V,V.

Prokurori i këtij rasti, Ruhan Saliu, sipas vendimit ka deklaruar para gjykatës se të gjitha takimet, e dëmtuara i ka pasur nën kërcënim.“Kur në fillim të muajit janar, viktima i ka thënë V.V. se po dyshon që ka mbetur shtatzënë, ai me datën 12 janar, ai bashkë me të dëmtuarën kanë shkruar në Ordinancën ‘Kestrina’ tek doktori Fehmi Ahmeti dhe pas kontrollës aty është konstatuar se është shtatzënë.

Prej këtij momenti, i dyshuari ka filluar të bëjë trysni dhe presion mbi viktimën, që ajo sa më parë ta ndërpret shtatzëninë, duke i thënë se ‘nëse nuk e ndërprenë, do të bjerë në konop’. Me datën 15 janar, e ka ndërprerë shtatzëninë 10 javësh”, thuhet në vendim.Prokurori Saliu, ka kërkuar nga gjykata masën e paraburgimit, duke pretenduar se i dyshuari mund të arratiset.

“I dyshuari mund të arratiset, të ndikojë në të dëmtuarën dhe familjarët e saj, pastaj edhe në dëshmitarët e mundshëm që janë në rast, të cilët as ata dhe as e dëmtuara ende nuk janë intervistuar në prokurori rreth këtij rasti.

Si arsye tjetër për caktimin e masës së paraburgimit është edhe pesha e këtij rasti dhe mënyra e kryerës së veprave penale, por edhe jehona e madhe mediatike, që është bërë në opinion lidhur me këtë rast”, ka deklaruar prokurori para gjykatës.

SHARE