Rrahen sportistët serbë në Split, Dacic paralajmëron notë proteste Kroacisë

0
61

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se Serbia do t’i dorëzojë notë proteste Kroacisë për shkak të sulmit të vaterpolistëve të ‘Cërvena zvezdës’ në Split, transmeton Gazeta Metro.

Dacic e ka vlerësuar rastin si pasojë të “fushatës antiserbe që udhëhiqet dhe atmosferës e cila krijohet në shoqëri”.

Ai ka thënë se do të kërkojë gjetjen e kryerësve dhe dënimin e tyre dhe ka shtuar se, përkundër mospajtimeve me Kroacinë, diçka e tillë nuk do të ndodhte me Kroacinë.

Sipas medieve, huliganë kroatë i kanë sulmuar katër vaterpolistë të ekipit beogradas në bregdet në Split para ndeshjes me “Mornarin”, për çka ndeshja e javës së 13-të të Ligës regjinale është shtyrë.

Drejtori i ekipit ka thënë se ata janë sulmuar me shufra, shkopij e thika, ndonëse nuk kanë provokuar me asgjë, ndërsa njëri prej tyre është detyruar të kërcejë në det për të shpëtuar.

SHARE