Portieri i Ajax-it bën gafën e javës

0
159

Teksa po luhet java e 21-të e Eredivisie, Ajax është në disavantazh 1-0 ndaj Heracles pas një gafe trashanike të portierit Onana.

Ai konsiderohet si një nga portierët më premtues të futbollit europian dhe është transferuar te Ajax nga akademia e famshme e Barcelona-s.

Gjithsesi, ai nuk është dukur aspak mirë ndaj Osman të Heracles. Teksa po mundohej të pasonte topin te një prej shokëve të ekipit, ai bën një gabim të madh duke ia dhuruar kundërshtarit.

Osman e kishte shumë të lehtë ta dërgonte në rrjetë, por duhet të falënderojë portierin e Ajax.

SHARE