Halil Kastrati i bën me shtëpi katër familje

0
187

Humanisti Halil Kastrati ka gëzuar sot edhe katër familje në komunën e Dragashit.

E gjithë kjo falë angazhimit të tij dhe shumë bamirësve të cilët arritën t’i bënin me shtëpi këto familje.

Një shtëpi u ndërtua pikërisht në Dragash, kurse tri të tjerë në fshatin Breznë të kësaj komune, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që shumë familje në Kosovë tashmë janë bërë me shtëpi, falë humanizmit të Kastratit dhe shumë shqiptarëve të tjerë.

Postimi i plotë:

I gezofshi 

Kater familje u bene me shtepia te reja ne komunen e Dragashit

Kur ishim para tre muajve per ti vizituar dhe per te ju dhene lajmin se po behen me shtepi te reja na emocionuan me historit e tyre rreth kushteve se si dhe qysh jetonin

Sot tek te gjithe hasem ne buzeqeshje dhe urata te ndryshme per donatoret dhe per ne

Nje familje u gezua me shtepi te re ne qytetin e Dragashit

Tri familje u gezuan me shtepi te reja ne fshatin Brezne te Dragashit

Bamires Zoti kurr mos ju humbte

SHARE