Gërvalla i sjell Kosovës medaljen e bronztë nga Botërori i karatesë

0
87

Karateistja Albulena Gërvalla ka fituar medaljen e bronztë për grupmoshat U-21 në kategorinë deri në 55 kilogramë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Aalborg të Danimarkës.

Deri tek medalja e bronztë, karateistja erdhi përmes repesazhit, ku shënoi tri fitore, ndërsa një tjetër e kishte arritur në luftën e parë.

Dy ditë më parë, edhe Melos Gashi, në grupmoshën e kadetëve, fitoi medaljen e argjendtë.

Kombëtarja e karatesë po paraqitet në evropian me 25 garues.

SHARE