Serbët ia kthejnë shpinën Vuçiqit edhe në Kosovë, priten protestat e tyre!

0
25

“Kah fundi i muajit shkurt edhe në rajonin e Gjilanit do të protestohet. Do të kërkohet dorëheqja e Vuçiq-it dhe të gjithë përfaqësuesve të Listës Serbe dhe kryetarëve të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Cvetkoviq.

Ndryshe Cvetkoviq si dhe Milan Stojanoviq, ish-nënkryetar i komunës së Gjilanit, ishin në krye të protestës së mbrëmshme e cila u zhvillua në Graçanicë, protestë edhe kjo kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pavarësisht këtyre protestave të zhvilluar dhe atyre të cilat pritet të mbahen në anë të ndryshme ku ka serb, Vuçiq pati deklaruar se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse dalin pesë milionë në rrugë, duke shtuar më pas se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Mbështetja në drejtim të Vuçiq-t pësoi rënie pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, edhe pse vazhdon të jetë udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me gjithsej 250 vende.

SHARE